Lajme

Policia e Kosovës lanson fushatën rajonale për sigurinë rrugore me moton “Një çast për jetën”

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit dhe akterët e tjerë të sigurisë rrugore, ka lansuar fushatën rajonale për Ballkanin Perëndimor me moton “Një çast për jetën!”.

Fushata, e mbështetur nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit të Bashkimit Evropian, synon të rrisë vetëdijesimin për rëndësinë e sigurisë rrugore.

Në kuadër të kësaj fushate, qytetarëve u bëhet thirrje që gjatë udhëtimit të kenë parasysh disa rregulla themelore të sigurisë.

Rekomandimet kryesore janë: Vendosja e rripit të sigurisë, pavarësisht se në cilën ulëse të automjetit jeni ulur, sigurimi i fëmijëve në ulëse të përshtatshme për ta gjatë udhëtimit, mbajtja e helmetës të vendosur dhe të lidhur siç duhet.

Të Ngjashme