Lajme

Policia jep detaje për Tëvë1 për vdekjen në Gjakovë

Gjatë natës së djeshme në Gjakovë është raportuar një ngjarje ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një përleshje.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Ali Ibra’ në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë. Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, dyshohet nga një mjet i mprehtë. Ndër të lënduarit është edhe personi i dyshuar.

Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave. Motivi dyshohet të jetë një zënkë mes fëmijëve”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Vlera Krasniqi për Tëvë1.

Të Ngjashme