2
Një person sot është gjetur i vdekur në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, nga familjarët.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Ai bëri të ditur se hetimet janë duke vazhduar lidhur me rastin.
“Me datën 07.02.2026 rreth orës 12:20, kemi pranuar informacion se në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, nga familjarët është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1976. Njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete. Hetimet lidhur me ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetime Rajonale në Gjilan, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha ai.