Lajme

Policia jep detaje se çfarë gjeti në shtëpinë e të arrestuarit në Kaçanik për krime lufte

Hetues policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me arrestimin e të dyshuarit mashkull kosovar për krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas policisë, me datë 04.04.2026, pas një hetimi të gjatë dhe grumbullimit të provave, është arrestuar i dyshuari.

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut

Në operacionin e bastisjes së pronës së tij në Kaçanik janë gjetur dhe konfiskuar armë, fishekë, uniformë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), si dhe pajisje të ndryshme.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet dhe procedurat kundër tij vazhdojnë në drejtim të zbardhjes së plotë të rasteve të krimeve të supozuara gjatë luftës.

Të Ngjashme