Lajme

Policia kap 31 krerë dele të futura ilegalisht nga Serbia

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Dumnicë, në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e kufirit shtetëror dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje në kuadër të angazhimeve policore për ruajtjen e kufirit shtetëror dhe parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, më datë 26.05.2026, në fshatin Dumnicë, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Nga njësitë policore janë ndalur dy automjete të dyshuara me targa vendore, në të cilat janë gjetur të ngarkuara 27 dele dhe 4 qengja pa matrikula në vesh, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa me autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “kontrabandim me mallra”.

Automjetet dhe malli janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Ngjashme