Lajme

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy grave që dyshohen për vjedhje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy grave të dyshuara për vjedhje.

Në njoftimin e policisë, është publikuar edhe fotot e të dyshuarve.

Policia ka bërë të ditur se vjedhja ka ndodhur në Prishtinë.

“Sektori i hetimeve të Kryeqytetit me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.  Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë./teve1.info/