Lajme

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për asgjësim apo dëmtim të pasurisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kërkuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Përmes njoftimit ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e të dyshuarit me qëllim arrestimin e tij.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprën Asgjësim apo dëmtim i pasurisë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim./teve1.info/