Një grua me emrin Zoja Velija është raportuar e zhdukur nga data 16 janar në Lipjan.
Për këtë rast, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një varg veprimesh intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrjeve-daljeve në të gjitha pikat kufitare si dhe kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht.
Policia ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të kontribuojnë në ndihmën për gjetjen e personit të zhdukur.
“Me datë 16.01.2026, në stacionin policor të Lipjanit, është raportuar për një person të zhdukur. Bëhet fjalë për personin, Zoja Velija e lindur në vitin 1984. Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si: intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura), analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj. Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit prej prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar”, ka njoftuar policia./teve1.info/
