Policia në Prishtinë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e një personi të kërkuar.
Sipas policisë, personi i dyshuar që shihet në fotografinë e publikuar, kërkohet për përfshirje në veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Foto:

I dyshuari
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”, thotë policia.
