Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës, e cila është në qendër të Zveqanit ka ndodhur një shpërthim.
Kështu ka konfirmuar për Tëvë1, zv.drejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se nga ky shpërthim nuk ka persona të lënduar.
“Nga ky shpërthim nu ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi.
Nuk mund të themi ende se qka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Ndërkohë, televizioni nga burimet mëson se shpërthimi ka ndodhur në pompen e derivateve, e cila është hapur së fundi nga shqiptarët.
Ndërkohë, Policia ka bllokuar rrugen afër vendit të ngjarjes. /teve1.info/
Hidhet një granatë dore në pompen e derivateve në Zveçan, dëmtohen tri vetura