Lajme

Policia largon pamfletet me përmbajtje të urrejtjes që u vendosën në veri, i merr si provë materiale

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, persona të panjohur kanë vendosur pamflete me foton e Milan Radojçiq.

Në raport thuhet se posterat janë hequr dhe janë marrë si provë materiale, raporton teve1.info

Ndërsa, rasti po trajtohet për “NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT”.

“Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok 12-13.09.2024-23:00-10:00. Raportohet se persona të panjohur, në qytetet: Leposavic, Zveçan, Zubin Potok,  kanë vënë (ngjitur) postera me foton e Milan Radoicic dhe me përmbajtje të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit. Posterat janë marre si prove materiale. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raport.