Lajme

Policia ndalon një veturë me targa të huaja në Zubin Potok, kaloi ilegalisht kufirin

Policia e Kosovës gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Zubin Potok.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte 71 kavanozë me mjaltë.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit vetura dhe malli është dërguar në terminalin doganor.

“Zubin Potok 21.08.2024-19:05. Gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte 71 kavanozë me mjaltë. Me urdhër te prokurorit vetura dhe malli dërgohen në terminalin doganor”, thuhet në raport./teve1.info/