ShowBizzz

Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se ndaj dy vëllezërve rëndon dyshimi për përfshirje në një incident të dhunshëm, që për pasojë ka lënë të lënduar një 29-vjeçar.

Ngjarja, sipas burimeve të Reporterit, ka ndodhur ditë më parë dhe është cilësuar nga autoritetet si “lëndim i rëndë trupor”.

Policia ka ndërmarrë disa veprime për të lokalizuar të dyshuarit, duke përfshirë edhe bastisjen e vendbanimit së tyre në Obiliq. Megjithatë, ata nuk janë gjetur aty.



ks