Lajme

Policia në Veri sekuestron sërish armë dhe municion

Policia e Kosovës ka sekuestruar sot armë, municion dhe mjete të tjera ilegale gjatë një kontrolli në një bodrum të një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”, në Mitrovicë Veri.

Kontrolli u krye pas pranimit të informacionit nga qytetarët, ku në bodrumin kolektiv të ndërtesës policia gjeti:

3 armë të gjata

1 tytë vazhduese

Moneytizer Paragrafi 4

1 kondak për armë të gjatë

764 fishekë të kalibrave të ndryshëm

14 karikatorë

10 krehër për fishekë

1 granad dore tymuese

2 antiplumb ushtarak

2 jakne ushtarake, bluzë dhe një palë pantallona ushtarake

Mbështjellës me material tekstili dhe shirita ngjitës

Rasti i është referuar Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar iniciimin e hetimeve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i inkurajon të raportojnë çdo rast të dyshimtë ose veprim të kundërligjshëm në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor.

Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të sigurohet një ambient më i sigurt për të gjithë qytetarët.




Të Ngjashme