Lajme

Policia nisi procedim penal ndaj tij, avokati Genc Gjokutaj sqaron deklaratat

Avokati Genc Gjokutaj, ka reaguar pasi policia e procedoi penalisht në lidhje me një postim në rrjetet sociale, ku bënte thirrje ekstreme për vrasje të patronazhistëve dhe dhunimit të policëve, që sipas tij, mbrojnë hajdutët.

Gjokutaj shprehet se nisjen e procedimit penal ndaj tij, e ka mësuar nga mediat.

Megjithatë, ai theksoi se protesta e tij “e shprehur në çdo lloj forme”, nuk ka lidhje me dhunën, por me forcën e opozitës në perballjen me shtetin.

Gjithashtu, Gjokutaj shprehet se statusi bën fjalë mbi konceptin e tij për rrotacionin politik, që sipas tij, duhet të bazohet tek protesta popullore!

Postimi i plotë:

Te nderuar Miq!

Mbreme kam bere nje status ne te cilin behet fjale mbi konceptin tim per rrotacionin politik i cili duhet te bazohet tek protesta popullore!

Thirrjet ne status si …..thyeni çdo sportel qe ju merr shpirtin nenkupton kundershtimin ndaj administrates se korruptuar ne abuzimin me fondet publike!

Thirrja …. rrihni çdo polic qe mbron hajdutet nenkupton kundershtimin dhe mosbindjen civile ndaj shtetit qe merr ne mbrojtje hajdutet!

Thirrja ….”vrisni” çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen nenkupton zhdukjen e sistemit te patronazhimit i cili vjedh voten e lire!

Sot nepermjet Medias erdha ne dijeni te procedimit penal ndaj meje ne lidhje me kete status!

Konsideroj dhe bej me dije se asnjehere ne jeten time nuk kam shkelur ndonjehere ligjin!

Protesta ime e shprehur ne çdo lloj forme nuk ka lidhje me dhunen por me forcen e Opozites ne perballjen me Shtetin qe po gerryhet çdo dite nga korrupsioni!

Ju garantoj se kam qene e mbetem nje kundershtar i kesaj Mazhorance duke luftuar çdo dite per mbrojtjen e Ligjit dhe Lirise se neperkembur nga Pushteti!