Lajme

Policia sekuestron armë dhe arreston një person në Skenderaj

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Skenderaj ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në këtë rast është  është arrestuar një person i dyshuar, i cili dyshohet se në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2025 ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj.

“Me aktvendim të Prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, thuhet në njoftimin e Policisë.