Lajme

Policia: Sulmi në kanalin e Ibër – Lepencit i qëllimshëm, kriminal e terroristë

Policia e Kosovës ka thënë se sulmi në kanalin e Ibër Lepencit në fshatin Varage të Zubin Potokut ka qenë aktë i qëllimshëm, kriminal e terroristë.

Në një komunikatë për media të PK-së thuhet se janë se bashkë me institucionet kompetente janë, “ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, të ndalimit të rrjedhjes së ujit si dhe mundësisë së sanimit të kanalit të ujit”.

“Njëkohësisht nga Policia e Kosovës, njësia për trajtimin e materieve eksplozive janë duke u kryer hetime intensive dhe ekzaminime në vendin e ngjarjes, nga të cilat është konstatuar se shpërthimi/detonimi ka qenë sulm i qëllimshëm, akt kriminal terrorist i kryer nga person/a të dyshuar. Bashkërendimi i veprimeve në terren, është duke vazhduar nga institucionet e Kosovës, e po ashtu lidhur me rastin janë njoftuar edhe institucionet ndërkombëtare të sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë rritur masat e sigurisë në lokacionet sensitive.

“Policia do të vazhdojë të punojë intensivisht drejt zbardhjes dhe ndriçimit të rastit, për të cilin nga hetimet fillestare ekziston dyshimi i bazuar se sulmi ka qenë i qëllimshëm dhe i kryer me eksploziv nga individ apo grup kriminal, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Policia e Kosovës do të përdorë të gjitha aftësitë dhe asistencën nga komuniteti ndërkombëtar për të hetuar provat dhe për të gjetur personat përgjegjës për dëmtimin e furnizimit me ujë të vendit, të furnizimit të termocentraleve e të Zubin Potokut, e që mund të dëmtojë qytetarët”, thuhet tutje.