Lajme

Policia tenton ta arrestojë qytetarin në Shtime, ushtrohet dhunë

Një incident është regjistruar pasditen e sotme në Shtime, në afërsi të shkollës profesionale, ku zyrtarë të Policisë së Kosovës janë përfshirë në një ndërhyrje ndaj një personi të dyshuar.

Sipas pamjeve të publikuara gjatë veprimit për ndalimin e tij, policët kanë përdorur edhe forcë fizike për ta vënë situatën nën kontroll.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Vesli.

Ai tha se rasti ndodhi rreth orës 16:20, pasi policia ka pranuar ankesa nga qytetarët se disa automjete ishin parkuar në trotuar pranë shkollës, duke penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve.

Moneytizer Paragrafi 4

Si rezultat, një patrullë policore është dërguar në lokacion për të rregulluar komunikacionin, por i dyshuari i ka shpërfillur, çka ka detyruar njësinë policore që ta arrestojë dhe ta shoqërojë në stacionin policor për procedura të mëtejme.




Të Ngjashme