Lajme

Policia trajnohet bashkë me KFOR-in për situata emergjente mjekësore

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në një trajnim emergjent mjekësor të organizuar dhe udhëhequr nga ushtarët e misionit të KFOR-it në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe reagimit të shpejtë në situata kritike.

Sipas njoftimit zyrtar, trajnimi është fokusuar në teknikat bazë dhe të avancuara të shpëtimit të jetës, me theks të veçantë në menaxhimin e rrugëve ajrore, ndihmën e parë në rastet emergjente, si dhe metodat e sigurta të lëvizjes dhe evakuimit të viktimave nga terrene të rrezikshme.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ka qenë forcimi i aftësive praktike të reaguesve të parë, në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për të ofruar kujdes të menjëhershëm dhe efikas në raste aksidentesh, incidentesh apo situatash të tjera emergjente.

“Aktivitete të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it me reaguesit e sigurisë lokale, përkrahjen e zhvillimit profesional dhe rritjen e efektivitetit operacional në mbështetje të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”.

Të Ngjashme