
Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Poni sapo ka publikuar projektin më të ri. Një bashkëpunim me artistët Gold AG dhe Petro Xhori, që duket se do të kthehet shpejt në hit të kësaj vere.
“Bylbyl” mban titullin kënga që ka bashkuar tre artistët e njohur të skenës muzikore shqiptare.
Me tekst nga Petro Xhori, Gold AG dhe Rioo, ky projekt i ri muzikor vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale. Të tre këngëtarët janë të kuruar në detaje dhe në paraqitje, duke sjell për të gjithë shqiptarët një projekt të realizuar dhe të shumëpritur.
© Video e publikuar ne llogarine e kengetares Poni ne Youtube