Kërcimi ikonik i aktores Mariana Kondi duket se “ka marrë dhenë”. Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, Mariana shfaqet duke iu mësuar kërcimin “Pop Smoke”, një grupi studentesh.
Ajo që e bën akoma më gazmore dhe të veçantë këtë video është lokacioni ku është xhiruar, Japonia.
“Po Smok, Japoni, pylli Bambus”, shkruan aktorja krah videos.
Padiskutim, nuk mungoi as komenti i Dijonis Bibës, ish-fermeri, i cili së bashku me Marianën e kthyen këtë kërcim në trend.
Gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, Mariana dhe Dijonisi krijuan koreografinë e tyre “Pop Smoke”, duke u kthyer në fenomen të rrjeteve sociale.
View this post on Instagram