LifeStyle

Postimi – Ç’ndodhi? Pas finales, Leonora dhe Olta heqin njëra-tjetrën nga Instagrami

Edicioni i katërt i “Big Brother VIP Kosova” përfundoi të premten, por dramat jo.

Ndërsa vëmendja ishte përqendruar te finalja, një tjetër dramë po zhvillohej paralelisht, dhe bëhet fjalë për dy opinionistet e këtij edicioni, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari.

Në fillim, dyshja dukej e afërt, vëtëm për të na vërtetuar të kundërtën në fund.

Situata u bë edhe më e qartë në ditën e finales, kur Leonora vendosi ta heqë Oltën nga lista e ndjekësve në Instagram. Nuk vonoi shumë dhe Olta reagoi në të njëjtën mënyrë, duke i kthyer “qokën” Leonorës.

Ky veprim ka nxitur aludime për një krisje në marrëdhënien mes tyre, teksa nuk dihet zanafilla e prishjes së raportit mes dy opinionisteve. (Kuptohet, sapo ta dimë, do t’jua themi.)

Por, kjo nuk është hera e parë që Olta Gixhari përplaset me opinionistët që e shoqërojnë. Edicionin e kaluar, ish-opinionisti Milaim Zeka bëri një deklaratë të fortë për “Prive”, duke treguar se ajo e kishte kërcënuar.

“Problemi im më i madh ishte me Olta Gixharin, sepse ishte femër. Ne jemi edukuar që ligësia më e madhe ndodh kur njeriu përballet me fëmijë dhe femra. Po të ishte mashkull, ky do të kishte qenë skandali më i madh në historinë e ‘Big Brother’.”

Image

Të Ngjashme