ShowBizzz

Postimi i Tayna-s ndezi rrjetin, Dafina Zeqiri me veprim të papritur ndaj Presidentes Vjosa Osmani

Rrjetet sociale kanë “shpërthyer” sërish ku edhe këtë herë në qendër të vëmendjes është një detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të publikut, shkruan Gazeta Infokus.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka hequr nga lista e saj të ndjekësve në Instagram Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Ky veprim vjen vetëm pak kohë pasi reperja Tayna publikoi një fotografi krah Presidentes Osmani, shoqëruar me mbishkrimin: “Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës në një foto ” – postim që mori mijëra pëlqime dhe komente.

Ajo që ka ngritur dyshime dhe diskutime të shumta është fakti se Dafina Zeqiri, e cila më herët e ndiqte Presidenten Osmani në Instagram, tashmë nuk figuron më në listën e “follow”-ve të saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky detaj është vërejtur menjëherë nga publiku, të cilët e kanë quajtur këtë veprim sit ë papritur.

Marrëdhënia mes Dafina Zeqirit dhe Tayna-s ka qenë dikur mjaft e afërt, me bashkëpunime muzikore, paraqitje publike dhe mbështetje reciproke në rrjete sociale.

Megjithatë, prej vitesh fansat kanë vërejtur një distancim të dukshëm mes dy artisteve, ndërsa miqësia e tyre duket se është shuar pa asnjë sqarim publik.

Mungesa e ndërveprimeve, “unfollow”-t e ndërsjella dhe heshtja e të dyjave kanë ushqyer vazhdimisht spekulimet për një raport të prishur, i cili vazhdon të rikthehet në vëmendje sa herë që ndonjë veprim i papritur ndez rrjetet sociale.



ks

Të Ngjashme