Lajme

Pozhari: Asociacioni si kërkesë është shmangur nga ndërkombëtarët

Analisti, Xhevdet Pozhari, thotë se çështja e Asociacionit nuk është më temë kryesore nga ndërkombëtarët.

Sipas Pozharit, tashmë ndërkombëtarët janë duke u marrë me kritika sa i përket veprimeve të fundit të Qeverisë në veri.

“Kërkesa e BE-së, e ndërkombëtarëve në përgjithësi që është Asociacioni shihet se më nuk është si temë boshte – kryesore. Në këto rrethana, tashmë janë zërat që mos e hapni urën. Pse i hapët strukturat paralele? Pse u hap posta? Janë kryesisht kritika të kësaj natyre në aspektin teknik dhe këto veprimet e Qeverisë së fundmi Kurti atë temën e Asociacionit pak e kanë shmangur në këtë kohë”

Sipas tij, “shmangia” e Asociacionit ka ndodhur për shkak që janë prodhuar disa tema të cilat kanë kërkuar reagim më të shpejtë të faktorit ndërkombëtar.