Konsulenti politik Xhevdet Pozhari ka vlerësuar se Vjosa Osmani do t’i bashkohet LDK-së përmes një liste dhe jo direkt.
Arsye për këtë sipas tij është se brenda LDK-së ka figura që janë kundër kthimit të saj.
Ai poashtu ka thënë se Osmani është e vetëdijshme se me listë të saj e ka të vështirë të kaloj pragun.
“Në LDK ka njerëz që janë pro kthimit të Osmanit dhe ka që mendojnë se kthimi i saj do të sillte një situatë më të kënaqshme në elektorat. Nëse shkohet në zgjedhje, znj.Osmani nuk do të shkojë direkt në LDK, pra që mos të krijohen këto acarime, do të krijojnë një listë. Ajo është e vetishme edhe më këto vizitat që po i bënë me qytetarë që brenda një kohe të shkurtër të krijosh parti, ta integrosh me struktura dhe degë dhe ta kalosh pragun si e vetëm do të ishte e pamundur. Do të ishte vlerë e shtuar nëse znj.Osmani do të ishte bartëse e listës së LDK-së”, ka thënë Pozhari në emisionin “Këndi i Debatit”.
Ai ka folur edhe për qëndrimet e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se kreu i kësaj partie ka filluar të ketë reflektim pas zgjedhjeve të dhjetorit.
“Prej përfundimit të zgjedhjeve z.Abdixhiku nga një figurë që ishte bllokuese dhe imponohej si një kundërshtar kryesor i z.Kurti dhe mori një rezultat që nuk ishte i pritshëm as për atë ka filluar një reflektim. z. Abdixhiku është duke u sjell shumë më racional sesa para këtij cikli zgjedhor, ndoshta këtu ndikojnë edhe rezultatet zgjedhore”, ka thënë Pozhari.
.
