Konsulenti politik Xhevdet Pozhari ka akuzuar paritë opozitare për bllokim të procesit të zgjedhjes së presidentit të vendit.
Ai ka vlerësuar se opozita që në fillim të këtij procesi ka pas qasje bllokues.
Pozhari në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë qëllimi i opozitës është bllokimi i fuqisë politike të qeverisë Kurti.
“Kjo opozitë qysh në start e ka pas këtë qasje bllokuese. Filluan dialogimet mes kryetarëve të partive politike dhe gjithçka nisi me fjalën konsensues. Në fund përfunduam të deklarata e z.Hamzës se vetëm ne duhet ta kemi drejtën e propozimit, që shpie të një figurë partiake. Ata filluan të rrëshqasin në figura partiake. Qëllimi i opozitës ka qenë i qartë ta bllokojnë fuqinë politike të qeverisë z.Kurti, por e kanë ndryshuar metodologjinë”, ka thënë Pozhari.
Ai ka thënë se vendi është para një situatë që mund të ketë zgjedhje të reja.
Sot ka dështuar të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit, pasi kishte vetëm një kandidat, Glauk Konjufca i propozuar nga LVV.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk mund të thërras seancën pa plotësuar norma kushtetuese ku duhet të jenë së paku dy kandidatë.
Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar, Arbërie Nagavci ka thënë nuk kanë propozuar dy kandidatë, pas duan që një të bëjë opozita. Ajo ka thënë se janë të gatshëm t’i japin nënshkrimet e tyre të nevojshme për kandidatin nga PDK a po LDK.
