Lajme

Prag festash, radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan, bllokohet rruga

Radhë të gjata trafiku janë krijur në autostradën Tiranë-Elbasan dhe shkak janë bërë festat e fundivitit.

Makinat po qarkullojnë me shumë vështirësi dhe qytetarë të shumtë janë detyruar të presin me orë të zgjatura dhe pa mundur të lëvizin dot. Të bllokuar janë zonat te ish-Metalurgjiku, rrethrrotullimi i Krrabës-Tunel-Elbasan dhe hyrja në qytetin e Elbasanit.

Kjo nuk është hera e parë që krijohen radhë kilometrike dhe një trafik i dendur në këtë aks, sidomos gjatë fundjavës.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo