1
Në Prime-in e sotëm të BBVK, raporti mes Klodit dhe Elijonës u bë një nga temat më të diskutuara të mbrëmjes. Dy banorët folën hapur për afrimitetin e tyre, duke pranuar se mes tyre ekziston një pëlqim i ndërsjellë.
Klodi u shpreh se ndjen kimi me Elijonën, por theksoi se lidhja që ka jashtë shtëpisë e pengon të ecë më tej. Ai shtoi se, po të ishte beqar, gjërat mes tyre do të kishin marrë tjetër drejtim.
Nga ana tjetër, Elijona nuk e mohoi ndjenjën e afërsisë me të, por u shpreh se po përpiqet të ruajë kufijtë dhe të mos kalojë vijat e kuqe të vendosura nga situata, shkruan Kosovarja.
ks
