Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar lirimin e këngëtarit të njohur “Gjesti’
Ai është liruar pasi ka arritur marrëveshje me Prokurorin e shtetit për pranimin e fajësisë.
Andaj, prokurori i shtetit ka bërë kërkese për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij.
“Ju njoftojme se i pandehuri pasi qe ka arritur marreveshje per pranimin e fajesise me Prokurorin e Shtetit lidhur me veprat penale “Mbajtja ne pronesi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”, “Kanosja” dhe “Asgjesim apo demtim i pasurise”, ndaj te njejtit kane pushuar arsyet ligjore per te cilen ka qene nen masen e paraburgimit. Andaj, prokurori i shtetit prane gjykates kompetente ka bere kerkese per nderprerjen e mases se paraburgimit ndaj tij”, e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Prokurorisë Kaltrina Shala.
