Policia e Kosovës ka pranuar një video-incizim ku shihet se drejtuesi i një autobusi në Klinë ka kryer një kundërvajtje duke bërë një tejkalim në vijën e plotë.
Sipas njoftimit të policisë, ndaj kundërvajtësit u është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse 3 muajsh.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjin dhe shenjat e trafikut, për të siguruar një rrjedhë të qetë dhe të sigurt në rrugë, duke kontribuar kështu në parandalimin e aksidenteve”, thuhet në njoftim./teve1.info/