Chiara Ferragni dhe Balocco janë gjobitur për mashtrimin e klientëve mbi donacione bamirëse të lidhura me shitjen e një ëmbëlsire Krishtlindjesh. Kompanitë e drejtuara nga influencuesja italiane e modës duhet të paguajnë një gjobë prej 1.075 milionë euro, ndërkohë prodhuesi i ëmbëlsirave Balocco me 420 000 euro.
Lidhur me këtë ka reaguar vetë Chiara me anë të një postimi të gjatë në rrjetin e saj social Instagram, ku kërkon falje që ka lidhur aktivitetin tregtar me atë të bamirësisë dhe nuk është treguar vigjilente ndaj veprimeve të mëtejshme. Ajo thekson se do të dhurojë 1 milion euro për Regina Margherita dhe do të bëjë vazhdimisht përditësime mbi përdorimin e shumës.
“Unë kam qenë gjithmonë e bindur se ata që janë më me fat kanë përgjegjësinë morale për të bërë mirë. Këto janë vlerat që më kanë shtyrë gjithmonë mua dhe familjen time. Kjo është ajo që ne u mësojmë fëmijëve tanë. Ne gjithashtu i mësojmë atyre se gabimet mund të bëhen dhe se kur ndodh, duhet ta pranojmë, dhe nëse është e mundur, ta korrigjojmë gabimin e bërë dhe ta vlerësojmë atë. Dhe këtë dua të bëj tani. Kërkoj falje dhe dua t’i jap rëndësi gjesti tim: Do të dhuroj 1 milion euro për Regina Margherita për të mbështetur kujdesin e fëmijëve.
Por kjo nuk është e gjitha: po e bëj publikisht sepse kuptova se kisha bërë një gabim komunikimi. Një gabim që do ta çmoj në të ardhmen, duke e ndarë tërësisht çdo aktivitet bamirësie, që kam bërë dhe do ta bëj gjithmonë, nga aktivitetet tregtare. Sepse edhe nëse qëllimi përfundimtar është i mirë, nëse nuk ka pasur kontroll të mjaftueshëm mbi komunikimin, ai mund të gjenerojë keqkuptime.
Siç e kam thënë edhe ditët e fundit, do ta kundërshtoj dispozitën e AGCM sepse e konsideroj disproporcionale dhe të padrejtë. Gabimi im ishte qëllimi i mirë që kisha të lidhja aktivitetin tregtar me aktivitetin e bamirësisë. Fatkeqësisht mund të gabosh, më vjen keq që e kam bërë dhe e kuptoj që mund të kisha qenë me vigjilente.
Në ditët në vijim do të flas me Regina Margherita për të kuptuar sesi spitali do ta përdorë shumën që kam dhuruar dhe do t’ju jap periodikisht përditësime. Gabimi im mbetet, por dua të siguroj që nga ky gabim të lindë diçka e mirë dhe pozitiv”, ka sqaruar ajo.
bal