Lajme

Prapë sot seancë gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca gjyqësore për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Para trupit gjykues do të dalin Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë, Zveçan.

Gjatë këtij sulmi, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, humbi jetën, ndërsa disa zyrtarë të tjerë u plagosën.

Seanca është paraparë të fillojë në orën 09:30.

Të Ngjashme