Lajme

Pratippati dhe Rizvanolli diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit në energji dhe miniera

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, është takuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për të diskutuar zgjerimin e mundësive të energjisë dhe minierave SHBA-Kosovë.

Në një njoftim të ambasadës amerikane bëhet e ditur se Prattipati ka përforcuar angazhimin e ambasadës për të krijuar mundësi për bizneset amerikane, veçanërisht ato që operojnë në sektorët e LNG-së dhe minierave.

“Ne presim me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat që promovojnë prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e ambasadës./teve1.info/

Të Ngjashme