E ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, është takuar të enjten me kryeministrin Albin Kurti pas formimit të qeverisë së re.
Në njoftimin e ambasadës së ShBA-së për këtë takim thuhet se marrëdhëient mes dy vendeve kanë potencial të madh dhe se presin nga qeveria e re angazhim konstruktiv në prioritetet e përbashka.
“Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës ka potencial të madh, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim me padurim një angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta për paqen dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.
