ShowBizzz

Prekëse: Zonja e moshuar ia falë bukën që kishte përgatitur për vete Emina Çunmulajt, pas vizitës që modelja i bëri në shtëpi

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj po vazhdon angazhimin e saj humanitar në Shqipëri, duke shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë në disa zona të vendit.

E njohur për përkushtimin e saj ndaj kauzave sociale, ajo ka zgjedhur që këto ditë t’i kalojë pranë njerëzve që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Një nga momentet më prekëse të këtij aksioni ndodhi në fshatin Drisht, ku pasi dhuroi ndihma në shtëpinë e një zonje të moshuar, u përball me një gjest që e emocionoi thellë. Pasi mori pakot ushqimore, e moshuara këmbënguli që t’i dhuronte modeles bukën e shtëpisë që kishte përgatitur për vete.

Teksa zonja nisi t’ia mbështillte bukën për ta marrë me vete, Emina i tha me përulësi: “Jo për t’plumbin Zot, t’kam bo be”, por gjyshja vazhdoi të insistonte me zemërgjerësi.

Momenti u nda edhe nga Mirsad Basha, i cili po e shoqëron Çunmulajn në këtë nismë humanitare. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi: “Sot me @eminacunmulaj duke dhuruar pako ushqimore për familje në nevojë, gjen shpesh si kjo gjyshe në fshatin Drisht që e kanë shpirtin e pasur me mirësi. Shkon t’u dhurosh pako me ushqime dhe ato ta falin zemrën dhe bukën që kanë përgatitur për vete. Nanat Shqiptare”.

Ky episod u kthye në një simbol të bujarisë dhe shpirtit të madh të njerëzve të thjeshtë, duke dëshmuar se edhe ata që kanë pak, dinë të japin shumë. Për Eminën, ky aksion nuk është thjesht një ndihmë materiale, por një mënyrë për të qëndruar pranë njerëzve dhe për të ndarë humanizëm në forma nga më të ndryshmet. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mirsad Basha (@mirsadbasha)

Të Ngjashme