
4
Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Loredana Brati, ka emocionuar publikun gjatë një momenti të ndjerë në emisionin “Goca dhe Gra”. Ajo shfrytëzoi disa minuta për t’i bërë një premtim të veçantë babait të saj.
Me fjalë që prekën zemrat e të gjithëve, Loredana u shpreh:
“Do të jem shoqja jote, shoku yt, do të të bëj krenar çdo ditë të jetës sime dhe do t’i heq ato pengje që i ke brenda zemrës. Duhet ta kesh parasysh, nuk e imagjinoj jetën pa ty, babi”, shkruan “Kosovarja”.
Ky moment solli shumë reagime pozitive nga publiku, të cilët e vlerësuan sinqeritetin dhe dashurinë e madhe të Loredanës për të atin.
ks