Lajme

Presidenca: Raporti për Vendin veçon përpjekjet e Osmanit në agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidenca e Kosovës njofton se raporti për Vendin 2024 veçon përpjekjet e pandalshme të presidentes Vjosa Osmani në agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (ËPS).

Sipas një komunikate të lëshuar për media nga presidenca theksohet vëmendja e lartë politike nga ana e presidentes për barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe viktimave të dhunës seksuale e njëkohësisht organizimi i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili kishte mbledhur mbi 1 mijë pjesëmarrës nga mbi 40 vende të botës.

“Aty theksohet vëmendja e lartë politike nga ana e Presidentes për barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe viktimave të dhunës seksuale e njëkohësisht organizimi i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili kishte mbledhur mbi 1 mijë pjesëmarrës nga mbi 40 vende të botës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka zgjedhur Kosovën, përkatësisht Presidencën e Republikës së Kosovës si vendin e vetëm në Evropë, e ndër tri vendet e vetme në botë, për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë’, thuhet në komunikatë.