Presidenca ka reaguar ndaj kërcënimeve më pushkatim për presidentet, Vjosa Osmani siç thuhen në reagim
Sipas Presidencës, kur përdoret një fjalë e tillë, kjo nuk ka të bëjë me kritikë apo nxitje të urrejtjes.
“Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo nuk ka të bëjë me kritikë apo opinion, por me një gjuhë të rrezikshme që nxit urrejtje dhe normalizon dhunën politike. Kosova nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë vend ku aktivistë politikë vetëshpallen gjykatës dhe shpallin dënime me jetë për figura të zgjedhura nga qytetarët. Mentaliteti që prodhon gjuha e tillë është pikërisht mentaliteti që për dekada e ka mbajtur peng debatin publik me etiketime, shpifje dhe linçime”, thuhet në reagim.
Në reagim është thënë se “Presidentja Osmani nuk është “vegël” e askujt dhe as pjesë e fantazive konspirative për kinse tradhti. Ajo është Presidente e Republikës së Kosovës, e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që ushtron mandatin e saj mbi bazën e Kushtetutës. Ata që sot flasin për “tradhti” dhe “pushkatim” dhe shtyjnë përpara shpifjet e konspiracionet, në fakt janë duke bërë thirrje për dhunë e vrasje politike”, thuhet tutje.
Presidenca e Republikës së Kosovës u bën thirrje organeve kompetente të rendit dhe drejtësisë që të merren urgjentisht me këto raste dhe ta trajtojnë në përputhje me ligjin.
