Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj u uron Bajram të bekuar të gjithë myslimanë, pa harruar që të kujtojë edhe besimatrët që agjëruan muajin e madhërishëm të Ramazanit dhe ato që nuk mundën por me lutjet e tyre i janë afruar Zotit.
“Bajram të bekuar për të gjithë myslimanët, ata që agjëruan dhe ata që nuk mundën, por që me lutje i janë afruar Zotit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shpirt të pastër, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira”, shkruan Begaj në Facebook.