Lajme

Presidenti i Këshillit Evropian – Zelenskyt: Trim, nuk je kurrë vetëm

President i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i ka dalë në krah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, pas takimit me tone të larta që ky i fundit e pati me presidentin amerikan, Donald Trump.

Costa i tha Zelenskyt se dinjiteti i tij e nderon trimërinë e popullit ukrainas dhe se nuk do të jetë kurrë vetëm.

“Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Ji i fortë, trim, ji i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i nderuar president Zelensky”.

TS Poll - Loading poll ...

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkroi Costa në “X”.