Lajme

“Presidentja nxitoi” – Jakupi: Kriza politike pritet të reflektojë në rezultatin zgjedhor

Nga java e kaluar Kosova ka hyrë sërish në një krizë politike e institucionale. Gjykata Kushtetuese ka pezulluar punën e Kuvendit dhe Presidencës deri më 31 mars, aq sa i nevojitet kohë për të vendosur nëse dekreti i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ishte i drejtë apo jo.

Deri tek vendimi i Osmanit për ta shpërndarë Kuvendin erdhi pasi një natë më herët deputetët nuk arritën të zgjedhin Presidentin e ri.

Analisti politik Zejnullah Jakupi ka komentuar situatën e krijuar nga kriza politike në vend, duke theksuar se humbës kryesorë janë partitë që pengojnë funksionimin normal të institucioneve dhe qytetarët, të cilët përballen me pasiguri politike dhe sociale.

Image
Zejnullah Jakupi

Në lidhje me krizën politike të krijuar së fundmi, vlerësoj se situata ka krijuar ndikime të ndara për aktorët politikë dhe institucionet e vendit.

Humbësit kryesorë janë partitë dhe liderët që perceptohen si pengesë për funksionimin normal të institucioneve, si dhe qytetarët, të cilët përjetojnë pasiguri politike dhe sociale”, ka thënë Jakupi për “Bota sot”.

Ai shtoi se nomimi i kandidatëve për presidentë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni u bë shumë vonë, ndërsa opozita nuk paraqiti fare kandidatë, duke nxitur një proces votimi jashtë normave dhe duke krijuar situatë të mjerueshme.

“Pra humbës jemi të gjithë. Votuesit ‚dënohen‘ pa fajin e tyre, nëse shkohet në zgjedhje dhe fajtorë janë partitë politike. E para, nominimi i kandidatëve nga LVV dhe koalicioni u bë shumë vonë, opozita nuk paraqiti fare kandidatë dhe votimi filloi ditën e fundit, jashtë çdo norme dhe presidentja nxitoi duke pamundësuar edhe dy rundet tjera të votimit dhe erdhëm në këtë gjendje të mjerueshme”, theksoi Jakupi për “Bota sot”.

Analisti nënvizoi se përgjegjësia bie edhe mbi fituesit e zgjedhjeve, të cilët duhet të tregojnë vendosmëri dhe aftësi për të garantuar stabilitet.

“Pra faji bie edhe mbi fituesit, të cilët janë ata që tregojnë vendosmëri, qartësi dhe aftësi për të ofruar stabilitet, përfshirë partitë opozitare ose alternativat politike që arrijnë të pozicionohen si zgjidhje ndaj krizës”, potencoi ai.

Sipas Jakupit vendim i mundshëm i Gjykatës Kushtetuese për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatin zgjedhor, ndërsa pasiguria mund të ulë pjesëmarrjen qytetare.

Deklaratën e tij analisti e përfundoi me thirrjen për një qasje konstruktive dhe dialog të përgjegjshëm nga të gjithë aktorët politikë, për të ruajtur stabilitetin e vendit dhe besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

Nëse Gjykata Kushtetuese vendos për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, kjo krizë pritet të reflektojë në rezultatin zgjedhor. Publiku mund të ndahen mes mbështetjes për status quo-në dhe kërkesës për ndryshim, ndërsa partitë që shfaqin lidership të fortë dhe program politik të qartë kanë më shumë gjasa të përfitojnë. Megjithatë, ekziston gjithashtu rreziku që pasiguria të ulë pjesëmarrjen qytetare, duke ndikuar në ekuilibrin e forcave politike.

Deklarojmë se situata kërkon qasje konstruktive dhe dialog të përgjegjshëm nga të gjithë aktorët politikë, për të garantuar stabilitetin e vendit dhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit”, përfundoi Jakupi.

Të Ngjashme