Lajme

Presidentja Osmani i qëndron afër djalit të Hashim Thaçit në protestën e sotme

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka mbërritur në protestën madhështore në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, shkruan Insajderi.

Ai është parë i veshur me një xhaketë që mban edhe emblemën e UÇK-së.

Endriti është përshëndetur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Po ashtu, pranë tij është parë edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza.

Qindra mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës për të protestuar kundër, siç e quajnë ata, gjykimit të padrejtë që po u bëhet krerëve të UÇK-së në Tribunalin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Moneytizer Paragrafi 4

Pamje madhështore janë kapur nga dronët, ku shihet një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e qytetarëve në këtë protestë, e cila është thirrur me moton “Drejtësi, jo politikë”.




Të Ngjashme