Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Presidentja Osmani pas takimit me Presidentin e Emirateve tha se një partneritet që lindi në kohë sfidash dhe sot po thellohet si aleancë vizioni.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me Presidentin e Emirateve, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka thënë:
“Një partneritet që lindi në kohë sfidash dhe sot po thellohet si aleancë vizioni, duke dëshmuar se miqësia e vërtetë ndërtohet me besim të qëndrueshëm dhe angazhim të ndërsjellë”.