Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur heqjen e të gjitha masave financiare që Komisioni Evropian kishte vendosur ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në X, e para e vendit falënderoi Komisionin dhe të gjithë partnerët nga shtetet anëtare për mbështetjen në mbylljen e kësaj çështjeje, transmeton Klankosova.tv.
“Falënderoj Komisionin dhe të gjithë partnerët tanë nga shtetet anëtare për mbështetjen e tyre në mbylljen e kësaj çështjeje, e cila rezultoi në heqjen e masave të padrejta që ndikuan negativisht në jetën e popullit të Kosovës”.
“Kosova mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtë me BE-në dhe për të ecur përpara në rrugën tonë drejt statusit të kandidatit të BE-së”, ka shkruar Osmani.
