Lajme

Presidentja Osmani shtrëngon duart me Trumpin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së famshme “Notre-Dame”.

Atje, presidentja Osmani është takuar me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.