Lajme

Presidentja Shiroka Pula takon Fikrim Damkën, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e tretë të Kosovës për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damkën, i cili ishte i shoqëruar nga dy deputetë të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti i tij.

Gjatë takimit, Damka e ka uruar Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të saj në krye të shtetit.

Ndërkaq, Presidentja Shiroka Pula e ka uruar Damkën me rastin e 103-vjetorit të Republikës së Turqisë, duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe përfaqësimin e komuniteteve joshumicë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Presidentja ka vlerësuar kontributin e të gjitha komuniteteve në zhvillimin e vendit, duke ritheksuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe forcimin e barazisë, përfshirjes dhe bashkëjetesës në Kosovë.

Të Ngjashme