Lajme

Pretendime pa prova nga Beogradi, aludohet për “sulm shqiptarësh” ndaj policisë serbe pa konfirmim zyrtar

Pretendime pa prova nga Beogradi: Blic flet për “sulm shqiptarësh” ndaj policisë serbe, pa asnjë konfirmim zyrtar

Propaganda e Beogradit s’ka të ndalur. Me motive etnike e propagandë politike regjimi serb pa prova synon të paraqes shqiptarët si autorë të sulmeve ndaj policisë serbe atje.

Mediumi serb Blic të enjten e 6 shkurtit ka raportuar se dy ditë më parë një grup shqiptarësh ka qëlluar mbi policinë serbe me më shumë se 100 plumba në një fshatë të Kurshumlisë.

Sipas mediumit serb, pas sulmit në fshatin Parada, sulmuesit janë larguar në drejtim të Kosovës.

Ngjarja sipas këtij mediumi kishte ndodhur kur forcat policore serbe gjetën drunjë që kishin bllokuar rrugën ku edhe u përballën me zjarr të hapur nga sulmuesit në mënyrë të papritur.

Lidhur me këtë pretendim si sulm ndaj personelit zyrtar serb nuk ka asnjë konfirmim nga autoritetet, transmeton portali Dukagjini.

Nuk është hera e parë që mediat e dirixhuara nga Beogradi, propagandojnë në raport me Republikën e Kosovës dhe shqiptarët.

Të Ngjashme