Kuriozitete

Prezantohet kukulla e parë Barbie me spektrin e autizmit

Mattel ka prezantuar kukullën e parë Barbie me spektrin e autizmit. Ajo ka një lodër rozë që rrotullohet, kufje rozë që pengojnë zhurmat dhe një tablet rozë që përfaqëson komunikimin e saj alternativ.

Shikimi i Barbie është i drejtuar lehtësisht anash për të treguar sesi personat e spektrit shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë me sy. Fustani i saj vjollcë me vija të bardha është i lehtë, i lirshëm dhe me mëngë të shkurtra si simbol se personat me autizëm duan që copa të prekë lëkurën e tyre sa më pak të jetë e mundur.

Moneytizer Paragrafi 2

Në pjesën e bërrylave dhe kyçeve, ka një artikulacion për të prodhuar lëvizje që mund të shprehin entuziazëm apo të përpunojnë informacionin përmes prekjes.

Kukulla e re i bashkohet koleksionit Fashionistas ku përfshihen kukulla me ngjyra të ndryshme lëkure, flokë e trupa të llojeve të ndryshme si edhe patologji shëndetësore si diabeti i tipit 1, sindroma Down dhe verbëria.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky koleksion është krijuar që më shumë fëmijë “ta shohin veten te Barbie” dhe synon t’i nxisë që të luajnë me kukulla që pasqyrojnë botën rreth tyre.Autizmi është një formë e zhvillimit të trurit që ndikon te mënyra sesi personi ndërvepron dhe përjeton. Tiparet e tij variojnë nga njëri te tjetri dhe sipas OBSH, mendohet se 1 në 100 fëmijë preken prej tij./KultPlus