Bukuroshja Alba Renai është një influencuese virtuale, por kjo nuk e ka ndaluar që të nisë karrierën e saj në televizion.
Alba do të prezantojë “Supervivientes”, versioni spanjoll i “Ishullit të njerëzve të famshëm”. Reality shoë do të transmetohet në TeleCinco, një televizion i menaxhuar nga Mediaset España.Edhe zëri i saj nëpër video duket i modeluar nga softueri. Zëri nuk përputhet me lëvizjet e gojës dhe fytyra e Albës është më ndryshe se në foto.
Reagimi i përdoruesve nuk është shumë i mirë. Ndër komentet më të shpeshta janë ata që pyesin se pse produksioni nuk zgjodhi të fokusohej tek një prezantuese e vërtetë.Influencuesit virtualë janë duke bërë namin. Nga Alvin dhe The Chipmunks te Gorillaz dhe Hatsune Miku te Polar, industria e muzikës nuk është e panjohur për personazhet virtualë. Ashtu si shumë prej artistëve human ata kanë fituar çmime ‘Grammy’ dhe kanë mbajtur koncerte.
Noonoouri, një personazh digjital i krijuar nga Joerg Zuber, është influencuesja më e fundit virtuale me flokë blu dhe me fytyrë kukulle që ka arritur të nënshkruajë një kontratë menaxhimi.
Vokali i saj, i ndërtuar pjesërisht duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale e ka kthyer atë në një “popstar AI”. Dhe ndërsa Ëarner Music thotë se inteligjenca artificiale luajti vetëm një rol të vogël në krijimin e vokalit të Noonoouri, nënshkrimi i saj vjen ende mes shqetësimeve në rritje mbi rolin që luan AI në krijimin e muzikës.
Marec Lerche, kreu i zhvillimit të biznesit në Ëarner Music Central Europe, thotë se Noonoouri dhe krijimet digjitale si ajo mund t’u ofrojnë shtëpive diskografike më shumë eksperimentim dhe fleksibilitet.Ekspertja e muzikës Shara Rambarran thotë se influencuesit virtualë të kthyer në yje pop-i që hyjnë në arenë mund të shqetësojnë muzikantët në jetën reale./abcnews.al/