ShowBizzz

Prezantuesja e njohur, pjesë e sezonit të ri të Big Brother VIP?

Pas rreth pesë vitesh në ekran si një prej figurave të moderimit sportiv, Lorina Dula vendosi disa muaj më parë të mbyllte këtë kapitull të karrierës. Largimi i saj solli pikëpyetje edhe për projektin e radhës dhe një rikthim të mundshëm në televizion.

Së fundmi, moderatorja ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku nuk kanë munguar pyetjet për planet e saj profesionale.

Një prej tyre lidhej drejtpërdrejt me mundësinë që Lorina të bëhej pjesë e sezonit të ri të “Big Brother VIP”. Përgjigjja e saj ishte e prerë.

“Me u rikthy në TV po, në Big JO!!”, shkroi ajo, duke konfirmuar kështu se rikthimin në ekran e ka në planet e saj, por jo përmes reality show-t.

Lorina u pyet gjithashtu për arsyen që e shtyu të largohej nga angazhimi i mëparshëm televiziv. Edhe pse nuk dha detaje, përgjigjja e saj la të kuptohej se mund të jetë duke përgatitur një projekt tjetër.

“Për diçka ma të bukur”, u përgjigj moderatorja.

Ndërkohë, pavarësisht pauzës nga televizioni, Lorina ka vijuar të jetë aktive publikisht. Ditët e fundit ajo është parë edhe në protestat e zhvilluara në Prishtinë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Se cili do të jetë projekti që do ta rikthejë në ekran, moderatorja nuk e ka zbuluar ende. Për momentin, ajo ka konfirmuar vetëm dy gjëra: rikthimi në televizion është në planet e saj, ndërsa pjesëmarrja në “Big Brother VIP” jo.

Të Ngjashme